
Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu tha në studion e MCN Live se sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është një veprim i ardhur për shkak të një angazhimi maksimal të mazhorancës që e ka targetuar Berishën si kriminel lufte.

Është ngjarje shumë e rëndë, aq me tepër e ndodhur jo vetëm ndaj një avokati, por një personaliteti në fushën akademike. Nuk të jep mundësi për të krijuar alibi për arsye të ndryshme, e shoh si reagim apo produkt i ardhur për shkak të një angazhimi maksimal të kësaj mazhorance që e ka targetuar Berishën si kriminel lufte. Nëse nuk është një segment i caktuar me patjetër është një përfaqësim i kësaj urrejtje ndaj Berishës. E papranueshme. Këtu të shkon mendja se nëse do të ishte një avokat tjetër, s’ do e thoja. Është e papranueshme një sjellje kaq brutale ndaj një ish-kryeministri, që akuzohet për diçka, por që nuk ka ndodhur asnjë herë. Urojmë që ngjarja të zbardhet, që jo vetëm personat, por edhe prapavija të marrë përgjegjësinë.



