
Një aeroplan Boing 737 me 62 pasagjerë mendohet se është rrëzuar në det pak minuta pas nisjes nga kryeqyteti i Indonezisë, Xhakarta.
BBC shkruan se ‘Sriwijaya Air’ u zhduk nga radarët katër minuta pasi kishte nisur të fluturonte drejt Pontianak, në provincën e Kalimantan në përendim të vendit.
Mendohet se aeroplani u rrëzua nga një lartësi afërsiht 3 mijë metra, ndërsa për t’u përplasur me ujin iu deshën rreth 1 minutë kohë. Dëshmitarët thanë se ata kishin dëgjuar një shpërthim në ujë.
Konkretisht për BBC në Indonezi, peshkatari Solihin, tha se pas shpërthimit kapiteni i tij vendosi rë kthehej në tokë: “Aeroplani ra si vetëtimë në det dhe shpërtheu në ujë. Ishte shumë afër nesh dhe për këtë arsye një copë kombesade gati sa nuk goditi anijen tonë.”
Një numër i lartë banorësh të një ishulli që është pranë vendit të ngjarjes thanë se kishin gjetur objekte të cilat mendohet se i përkasin aeroplanit në fjalë. Sakaq ministria e Transportit në Indi bëri të ditur se ka nisur operacioni i kërkim shpëtimit.
Të gjithë anëtarët e bordit janë indonezian, ndërsa familjarët presin me trishtim për lajme në aeroportin ku u nis aeroplani.



