I quajti azilkërkuesit pushtues, “kryqëzohet” në kritika sekretarja e brendshme britanike

I quajti azilkërkuesit pushtues, “kryqëzohet” në kritika sekretarja e brendshme britanike

Sekretarja britanike e Brendshme, Suella Braverman, është “kryqëzuar” me kritika, pasi e krahasoi ardhjen e azilkërkuesve si një pushtim, dhe politikanët në të gjithë spektrin politik paralajmërojnë për rrezikun e përdorimit të një gjuhe të tillë.

Komentet e saj erdhën një ditë pasi një burrë hodhi një koktej molotov në një qendër pritjeje emigrantësh në Dover.

Braverman, e cila po lufton për të shpëtuar pozicionin e saj pasi pranoi se kishte shkelur rregullat e sigurisë, i tha Parlamentit të hënën se po punonte për të ndaluar “pushtimin e brigjeve jugore” duke iu referuar mbërritjes së emigrantëve me varka të vogla që kalonin Kanalin.

Robert Jenrick, ministër për imigracionin në zyrën e Braverman-it, tha se gjuha që përdori zyrtarja, pasqyronte shkallën e sfidës, me pothuajse 40.000 azilkërkues, një numër rekord, që kanë mbërritur në Britani me varka të vogla që nga fillimi i vitit.

Unë mendoj se në një pozicion si imi, njeriu duhet të zgjedhë gjuhën me mençuri dhe ne nuk duam të shohim përsëri incidente si ajo që ndodhi në Dover.

Braverman u riemërua sekretare e Brendshme nga Kryeministri i ri Rishi Sunak javën e kaluar, gjashtë ditë pasi ajo dha dorëheqjen nga i njëjti post për shkelje të rregullave ministrore duke dërguar një dokument të ndjeshëm shtetëror përmes emailit të saj personal.

Ajo është akuzuar edhe për shpërfilljen e këshillave ligjore për të mbajtur emigrantët për periudha të gjata në një qendër tjetër pritjeje dhe për dështimin për të siguruar strehim të mjaftueshëm, që ajo e mohon.

Kushtet në qendrën e pritjes së emigrantëve në Manston, Kent, u përshkruan javën e kaluar nga Kryeinspektori i Pavarur për Kufijtë dhe Emigracionin David Neill si “mjaft të tmerrshme”.

Yvette Cooper, zëdhënësja e politikës së brendshme të Partisë Laburiste të opozitës, tha se retorika qeveritare është përkeqësuar, ashtu si edhe performanca e qeverisë.

Asnjë Sekretar i Brendshëm që e merr seriozisht sigurinë publike ose sigurinë kombëtare nuk do të përdorte një gjuhë tejet provokuese një ditë pas një sulmi të rrezikshëm me koktej Molotov në një qendër pritjeje në Dover.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy