Organizata Botërore e Shëndetit njoftoi se po monitoron një rast të murtajës bubonike në Kinë, pasi u informua nga autoritetet e Pekinit. Fundjavën e kaluar, një bari në rajonin verior të Mongolisë Qendrore u konfirmua se ishte infektuar.
Javën e kaluar, dy raste të tjera u konfirmuan në provincën Khovd. Këta janë dy persona që kishin konsumuar mishin e një brejtësi, siç raporton agjencia kineze e lajmeve, Xinhua.
E njohur ndryshe si vdekja e zezë, murtaja bubonike konsiderohet si pandemia më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit. Ajo mendohet se u ka marrë jetën 75-200 milion njerëzve në Euroazi, Afrikën e Veriut dhe Europë, ku e pati kulmin në vitet 1347-1351.



