4 gjërat që nuk duhet të ndani me të tjerët kur jeni të martuar

4 gjërat që nuk duhet të ndani me të tjerët kur jeni të martuar

Kur jeni të martuar disa gjëra padyshim ndryshojnë. Kështu duhet të ndryshojë edhe mënyra sesi ju e shpërndani informacionin për veten dhe partnerin, sepse ndonjëherë kur tregoni më shumë se ç’duhet, kjo do të ketë pasoja jo të këndshme për marrëdhënien tuaj.

Më poshtë do t’ju tregojmë 4 çështje të cilat duhet t’i diskutoni vetëm me njëri-tjetrin dhe jo me të tjerët, madje as me miqtë tuaj më të mirë.

Intimiteti-Çfarë ndodh në dhomën tuaj të gjumit nuk duhet të jetë informacion për të tjerët. Intimiteti është konfidencë. Nëse keni ankesa për marrëdhënien tuaj seksuale, tregojani partnerit dhe jo miqve tuaj sepse kështu asgjë s’do të ndryshojë në kënaqësinë që do merrni, thjesht do bëni që shtrati juaj të përflitet.

Planet familjare- Sa fëmijë keni, nëse do blini ose jo shtëpi të re, ku keni planifikuar t’i bëni pushimet duhet të jenë biseda të rëndësishme që ju bëni në çift dhe nuk keni pse të tregoheni më të hapur sesa duhet me të tjerët, të cilët janë të gatshëm të përfitojnë nga planet tuaja. Lërini të tjerët t’i mësojnë këto plane vetëm atëherë kur këto të fundit janë vënë në zbatim.

Financat- Buxheti juaj si çift është i juaji. Fiksojeni këtë. Nëse ju tregoni financat e familjes tuaj, të tjerët nuk do bëjnë gjë tjetër veçse do të bëjnë vazhdimisht llogaritë tuaja dhe ju sigurojmë se nuk do ta donit një vëzhgim të tillë në jetën tuaj.

Sa krenarë jeni për fëmijët tuaj- Nuk ka një rregull të saktë s sa modest duhet të jeni. Por nuk duhet të tregoheni egoistë dhe delirantë kur bëhet fjalë për krijesat tuaja, sepse kjo nuk sjell gjë tjetër veçse ndrydhjen e fëmijëve tuaj në rast se ata nuk arrijnë objektivin për të cilin i keni mburrur te të tjerët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy