Deputeti i LZHK-së Dashamir Shehu i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV komentoi lidhur me kuvendin e PD-së ku u rizgjodh Sali Berisha kryetar i saj.
Ai tha se ato që u thanë aty ishin gjëra të ditura dhe nuk prodhuan asgjë, ndërsa theksoi se ato orë duhet të ishin shfrytëzuar për të diskutuar për opozitën dhe mundësitë që mund të kenë për të ardhmen.
Nuk është se u tha ndonjë gjë, përveç se dihej që ishte formalizimi i Berishës, besoj do jetë deri në zgjedhje kjo punë, edhe një kongres tjetër të bëhet. Unë kisha shpresuar që meqë është konfirmimi zgjedhja e tij është e mbyllur, atje të paktën do të ishte liria të thuheshin disa gjëra të tjera, të merreshim me platformën, programin.
Ato 2-3 orë të ishin përdorur për të reflektuar mbi disa gjëra ndërsa ajo ishte njëlloj zhurme. Kjo është një punë e brendshme e këtij grupimi dhe s’kisha qejf të isha pjesë e saj. Do doja të flisnim për opozitën dhe kush janë mundësitë që kemi për të ardhmen.
I pyetur për paraqitjen e vajzës Argita Berishës në Kongres, Shehu tha se ashtu sikurse vetë kongresi nuk prodhoi asgjë të re, as paraqitja e saj nuk prodhoi asgjë.
Ore që ka histori politike që i ati, i biri ka plot raste, por është kjo që ata kanë pasur një jetë aktive politike, Argita nuk ka pasur ndonjë histori do ishte më normale të ishte bashkëshorti i saj, po për mua dhe kjo nuk ka fare rëndësi. Nga pikëpamja ime si Dashamir unë e gjykoj se kjo është një çështje e tyre. Ashtu sikurse kongresi nuk bëri asgjë të re, as kjo për jua s’ka asgjë të re.



