Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, vendosen afatet për kandidatët

Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, vendosen afatet për kandidatët

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka bërë me dije se janë vendosur 4 ditë afat për dorëzimin e dokumentacionit të atyre që duan të kandidojnë për kreun e ri të PD.

Zgjedhjet për kreun e PD, me vendim të Kuvendit Kombëtar të 30 prillit do të mbahen në 22 maj. I vetmi që e ka pranuar publikisht që do të garojë për kreun e ri të PD-së është Sali Berisha.

Njoftimi i plotë: Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale

Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton:

Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.

Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përban:

1. Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi përkandidim;

2. Curriculum Vitae;

3. Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy