
Dy avion ushtarakë sudanezë u përplasën ndërsa u ulën në aeroportin ndërkombëtar Khartoum të mërkurën, duke detyruar aeroportin të mbyllet për disa orë, tha një zëdhënës i ushtrisë vendase.
Aeroplanët e transportit ushtarak po ktheheshin nga fluturimet e trajnimit në mëngjes kur ndodhi përplasja, raporton Reuters.
Avionët, një Antonov 26 dhe një Antonov 32, pësuan dëme të rënda, por nuk pati viktima, bëjnë me dije autoritetet vendase.
Zëdhënësi i aviacionit civil Abdel-Hafez Abdel Rahim tha se gjatë mbylljes fluturimet ndërkombëtare u transferuan në aeroportin Port Sudan.
Por më vonë gjithçka iu rikthye normalitetit dhe aeroporti u rihap.



