Becchetti humb gjyqin me qeverinë shqiptare për hidrocentralin e Kalivaçit që nuk e ndërtoi kurrë

Becchetti humb gjyqin me qeverinë shqiptare për hidrocentralin e Kalivaçit që nuk e ndërtoi kurrë

Qeveria shqiptare ka arritur të fitojë një gjyq të rëndësishëm në arbitrazhin ndërkombëtar kundër shoqërisë Hydro S.R.L. të biznesmenit italian Francesco Becchetti në lidhje me HEC-in e Kalivaçit.

Ishte ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i cili bëri të ditur se Shqipëria fitoi një përballje të rëndësishme në Arbitrazhin Ndërkombëtar të ICC kundrejt shoqërisë Hydro S.R.L. Sipas tij vendimi i arbitrazhit konfirmoi edhe njëherë vërtetësinë e asaj çka është deklaruar që në fillim për koncesionin e hidrocentralit të Kalivaçit.

"Të dashur miq! Shqipëria fitoi një përballje të rëndësishme në Arbitrazhin Ndërkombëtar të ICC kundrejt shoqërisë Hydro S.R.L. Gjej rastin të shpreh një falënderim të veçantë për ekipin që përfaqësoi Shqipërinë në arbitrazh: juristët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për punën e bërë dhe Avokaturën e Shtetit, e cila me profesionalizëm udhëhoqi me sukses këtë proces. Vendimi i arbitrazhit konfirmoi edhe njëherë vërtetësinë e asaj çka ne kemi deklaruar që në fillim për koncesionin e hidrocentralit të Kalivaçit. Kjo vepër e rëndësishme energjetike tashmë do të mund të konkretizohet nga një investitor serioz", shkruan Gjiknuri.

Në tetor të vitit 2014 qeveria e majtë u padit nga Francesco Beccheti për shkelje të kontratës ndërsa shuma që kërkonte biznesmeni italian nga shteti shqiptar ishte rreth 137 milion euro. Arbitrazhi ka vlerësuar se padia e Becchetit është e pavlefshme, duke rrëzuar kështu pretendimet e italianit.

Por si është historia e Kalivaçit

Historia e hidrocentralit të Kalivaçit ka nisur në 1997-n me Vendimin e këshillit të Ministrave nr.222 datë 24.05.1997 “Për miratimin e marrëveshjes së koncesionit të formës BOT për hidrocentralin e Kalivaçit”. Projekti në pamje të parë ishte shumë i madh, më i madhi i kohës – 350 GW energji e pastër në vit, brenda 5 viteve.

Askush nuk u thellua fillimisht tek një problem i madh: koncesionari, BEG S.P.A ishte një kompani e themeluar rreth dy vite më parë, në 1995, dhe kishte kapital themeltar të deklaruar 1 milionë euro dhe të paguar 340 mijë euro, ndërkohë që sipërmarrja që iu besua vlerësohej në atë kohë në rreth 100 milionë USD!

Për më shumë se tre vjet, deri në nëntor 2000, askush nuk u kujtua më për Kalivaçin, as vetë koncensionari.

Me licensën e Kalivaçit në dorë, Beccheti ka arritur të thithë përgjatë 15 viteve, miliona për ndërtimin e një hidrocentrali që nuk u ndërtua asnjëherë.

Në listë mund të gjenden emra prestigjozë si Deutsche Bank dhe Enel, e pastaj, nga banorët e zonës pranë hidrocentralit fantazmë e deri te biznesmenë të mëdhenj shqiptarë të futur në lojë si nënkontraktorë, por asgjë nuk ndodhi me ndërtimin e veprës më të madhe në energjitkë.

Qeveritë e majta dhe të djathta nuk bën asgje tjetër veçse ndryshonin ligjet dhe vazhdonin ti jepnin biznesmenit italian lekë nga buxheti i shtetit ndërsa punimet nuk lëviznin fare.

Sipas kontratës së vitit 1997 prodhimi i energjisë duhet të fillonte në 2002, por ajo pësoi një ndryshim në vitin 2000 dhe është nënkuptuar që prodhimi do të fillojë në 2005, duke marrë të mirëqenë që punimet ende nuk kishin filluar, u bë një tjetër ndryshim kontrate në vitin 2007 që prodhimi do të fillonte në vitin 2011.

Por kur jemi në vitin 2018 nuk ka asnjë ndryshim nga viti 1997 pasi idrocentrali jo që nuk prodhon energji po punimet janë siç ka qenë, përveç faktit që shteti shqiptar arriti të fitojë një gjyqë që nëse do të humbiste do ti kushtonte miliona euro. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy