
Sërish sulme me armë në SHBA, ku një burrë ka qëlluar më armë zjarri para një kishe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditën e djeshme, ku si pasojë humbën jetën 2 gra që ndodheshin në vendin e parkimit të kishës.
Pasi qëlloi për vdekje dy gratë, autori kreu vetëvrasje jashtë Kishës "Cornerstone", në lindje të Ames.
Two killed, including gunman, in apparent double murder- suicide at Iowa megachurch https://t.co/lwUMVUbb6C pic.twitter.com/Iv7U4ignQE
— New York Post (@nypost) June 3, 2022
Lidhur me ngjarjen, Presidenti Biden i kërkoi të enjten Kongresit të ndalojë shitjen e armëve të sulmit, të zgjerojë kontrollet e historisë së atyre që duan të blejnë armë dhe të miratojë masa të tjera të arsyeshme për kontrollin e armëve, në përgjigje të disa sulmeve me armë zjarri që kanë goditur Shtetet e Bashkuara.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt të hënën në mbrëmje, zoti Biden tha disa herë “Mjaft më, mjaft më” dhe shtroi pyetjen se çfarë do të duhej për të ndryshuar ligjet e armëve në Amerikë.
"Për hir të Zotit, sa masakra të tjera jemi të gatshëm të pranojmë?" tha Biden.
Fjalimi vjen pas sulmit me armë të javës së kaluar nga një 18-vjeçar, i cili vrau 19 nxënës dhe dy mësues në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit, si dhe një tjetër sulmi ditën e mërkurë në Tulsa të shtetit të Oklahomës, ku një person i armatosur qëlloi dhe vrau katër persona dhe më pas veten në një qendër mjekësore.
Këto dy ngjarje pasuan një tjetër sulm në 14 maj në Buffalo të Nju Jorkut, ku një supremacist 18-vjeçar i bardhë hapi zjarr në një supermarket duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur tre të tjerë, në atë që autoritetet e kanë cilësuar si "ekstremizëm i dhunshëm me motive racore".
Fjalimi i zotit Biden në mbrëmje kishte për qëllim pjesërisht që kjo çështje të jetë në mendjen e votuesve, para zgjedhjeve për Kongresin në nëntor.



