Avioni i rrëzuar në Kazakistan, presidenti i Azerbajxhanit: U godit nga territori rus

Avioni i rrëzuar në Kazakistan, presidenti i Azerbajxhanit: U godit nga territori rus

Avioni i pasagjerëve i nisur nga Azerbajxhani i cili u rrëzua këtë javë në Kazakistan u godit nga territori rus.

Kështu deklaroi presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, pas bisedës që pati me liderin rus, Vladimir Putin.

Faktet janë se avioni i pasagjerëve azerbajxhanas u dëmtua nga jashtë në territorin rus, afër qytetit të Grozny, dhe pothuajse humbi kontrollin. Ne dimë se sistemet e luftës elektronike e nxorën avionin tonë jashtë kontrollit”, tha Aliyev për mediat shtetërore.

Në të njëjtën kohë, për shkak të zjarrit tokësor, bishti i avionit u dëmtua rëndë.

Aliyev akuzoi Moskën se po përpiqej të fshehë shkakun e rrëzimit dhe i bëri thirrje Rusisë të pranojë fajësinë për katastrofën.

Drupal Ad

Në intervistën me median shtetërore, Aliyev tha se qeverisë së Bakut i vinte keq që Moska paraqiti teori që “tregonin qartë se donte të fshihte ngjarjen n”.

Pranimi i fajit, kërkimi i menjëhershëm i faljes ndaj Azerbajxhanit, i cili konsiderohet një vend mik, dhe informimi i publikut për janë masat dhe hapat që duhej të ishin ndërmarrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy