
Në Maqedoninë e Veriut është shënuar viktima e parë si pasojë e mutacionit britanik. Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme, në rrjetin social “Twitter” nga mjeku Goran Kungulovski.
Ndërkohë, sipas “Deutsche Welle” bëhet fjalë për persona të infektuar nga Shkupi dhe Ohri. Më herët mutacioni i ri britanik u konfirmua tek një 46-vjeçar nga Shkupi, por që është shëruar.



