Zhabina: Të ndahet akuza penale e Veliaj e SPAK nga transferimi në burg, kjo e fundit duket më shumë politike

Zhabina: Të ndahet akuza penale e Veliaj e SPAK nga transferimi në burg, kjo e fundit duket më shumë politike

Takimi mes Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, dhe ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në ambientet e burgut të Fierit ka nxitur reagime dhe debate të reja në skenën politike. 

 

Gazetari Xhevahir Zhabina, në një analizë për “MCN live”, theksoi se publiku dhe opinioni ligjor duhet të ndajnë qartë procesin penal të ngritur nga SPAK nga pretendimet e fundit për kushtet e paraburgimit, të cilat sipas tij mbartin nuanca të forta politike.

 

Veliaj ka përgatitur një letër të detajuar kronologjike për t'ia paraqitur gjykatës, ku pasqyron të gjitha pretendimet e tij mbi transferimin e shpejtë nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, si dhe për kushtet e vështira të qëndrimit në këto institucione.

 

Duhet një ndarje të prerë mes dy çështjeve, asaj ligjore dhe retorikës politike që po zhvillohen paralelisht. 

 

Akuzat e rënda të ngritura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) që përfshijnë korrupsionin, pastrimin e parave, fshehjen e pasurisë dhe abuzimin me detyrën me pretendimet për të Drejtat në Paraburgim, retorika e fundit e mbrojtjes dhe e vetë Veliajt lidhur me trajtimin e tij si i paraburgosur, e cila po përdoret më shumë si një instrument politik.

 

Unë kam përshtypjen që në këtë histori ne duhet të ndajmë mirë çështjen penale që akuzohet zoti Veliaj nga Prokuroria e Posaçme me këtë që po ndodh, po them sipas pretendimeve të tij, me historinë e paraburgimit të tij. 

 

Zhabina shtoi se ndërsa avokatët pretendojnë se klientit të tyre po i shkelen të drejtat që i takojnë çdo të paraburgosuri, e gjithë kjo dramë e ditëve të fundit duket në thelb si një strategji e mirëfilltë politike për të zhvendosur vëmendjen nga thelbi i akuzave të korrupsionit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy