Bie qeveria në Portugali

Bie qeveria në Portugali

142 deputetë të parlamentit portugez votuan për të rrëzuar qeverinë e qendrës së djathtë të Luís Montenegros. Vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Këto janë parlamentaret e treta brenda tre vjetësh.

Mocioni u paraqit nga vetë qeveria, pasi socialistët opozitarë njoftuan planet për një hetim parlamentar mbi një aferë të dyshimtë korruptive të kryeministrit. Sipas medieve vendase, një kompani biznesi e krijuar nga kryeministri vijoi të merrte shuma të konsiderueshme parash nga klientët që ai kishte siguruar më parë edhe pasi u zgjodh kreu i Partisë Social Demokrate dhe lider i opozitës në vitin 2022. Më pas, kryeministri ia transferoi pronësinë gruas dhe dy djemve. Ligjshmëria e transferimit te gruaja e tij u vu në pikëpyetje nga opozita.

Kryeministri, me profesion avokat, thotë se firma ofron shërbime konsulence dhe nuk ka asnjë shkelje. Sipas mediave vendase, subjekti që po rritet këto zgjedhje është Chega e ekstremit të djathtë, partia e tretë më e madhe në parlament.

Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen në maj, ndërsa do të jetë presidenti që do të vendosë në ditët në vijim se kur do të shpërndahet parlamenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy