Në emisionin "Te Paekspozuarit", politologu Roland Bejko theksoi se strategjitë e kryeministrit Edi Rama janë të lidhura ngushtë me përdorimin e spektaklit politik si një mjet për të manipuluar zgjedhjet dhe opinionin publik.
Bejko shpjegoi se, duke u mbështetur në "shfaqjet" që ai krijon, Rama arrin të mbajë vëmendjen e publikut dhe të shfaqë imazhin e një lideri të fuqishëm, pavarësisht se nuk është gjithmonë i suksesshëm në realizimin e premtimeve të tij.
Ai gjithashtu përmendi se opozita, përfshirë Lulzim Bashën, mund të përfitojë nga ky spektakël, megjithatë, të dy palët janë të vendosura të përdorin këtë lojë për të mbajtur pozitat e tyre politike.
Që është më mirë të të ndjejnë, pra që të marrësh vota, duhet të të ndjejnë. Të ndjej votuesit, se sa do të kuptoj, se sa do të dëgjoj dhe të kuptoj. Vitin e kaluar, në një qershor, u miratua programi i partisë, sepse e kishte ende vulën si Partia Demokratike dhe si kushtoi njeri vëmendje, tani erdhi rasti, ia dha Rama.
Nuk e di, e ka të negociuar këtë, po e ka, e ka të rastësishme dhe Basha e kapi. Nuk e di ta them nëse do të jetë e negociuar me Ramën. Kam përshtypjen që duhet të marrim pastaj në analizë strategjinë pse Rama ka dashur që ta bënte këtë skenë, këtë lloj spektakli.
Është varianti më i thjeshtë të themi diversion, po koha mund të na vërtetojë ndonjë gjë tjetër në raport me rezultatin e zgjedhjeve. Për shembull, le të bëjmë një hipotezë. Sondazhet deri tani nuk e nxjerrën Ramën mbi 50%.
Më pak se 50% të deputetëve dhe mund t'i duhet që mund t'i ngelet në vështirësi që të duhet të bëjë koalicione, domethënë për të formuar qeverinë.
Me këta të tjerët e ka mbledhur mendjen, sepse ata janë shprehur, e kam fjalën për partitë e vogla. Janë shprehur që koalicion ne me Ramën nuk bëjmë nëse ato marrin mandate ose krijojnë grupe parlamentare.
Të bëjë grup, të bëjë një qeverisje me Sali Berishën, do komprometojë veten për votë, për vetë statusin që ka Sali Berisha. Por Ramës i intereson më mirë të ketë një si Luë Basha, se sa një si Sali Berisha.
Nuk e di se sa do t'i shtojë vota, sepse pak a shumë njerëzit e kanë krijuar një ide për figurat e vjetra politike, ku bën pjesë edhe Basha dhe e kanë ndarë mendjen se për kë do të votojnë. Kurioz janë për figurat e reja politike, për këto që futen rishtas në politikë.



