Zekthi: Keqardhje për njerëz të Foltores që tregojnë çfarë është demokracia

Zekthi: Keqardhje për njerëz të Foltores që tregojnë çfarë është demokracia

Pedagogu Fitim Zekthi u shpreh i keqardhur që ka degraduar hapësira publike sidomos për një grupim njerëzish në Foltore teksa u pyet për denoncimet në emër të tij. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Zekthi tha se akuzat që janë ngritur për të ai i ka bërë vetë publike kur ka kandiduar si deputet, ndërkohë që shtoi se denoncuesit “janë njerëz që kanë qenë në pushtet, vijnë nga partia e punës në shumicë, të akuzuar për korrupsion dhe nuk kanë ndonjë vlerë të rëndësishme në PD apo në qeverisjen e Shqipërisë”.

“Nuk i kam kushtuar rëndësi asaj diatripe, por kam vetëm një gjë për të thënë që kam keqardhje që ka degraduar hapësira publike sidomos një grupim njerëzish në foltore që t’më tregojnë mua se çfarë është PD, çfarë është e djathta, çfarë është konservatorja dhe këtë e bëjnë njerëz që kanë qenë në pushtet, vijnë nga partia e punës në shumicë, të akuzuar për korrupsion, njihen për korrupsion dhe nuk kanë ndonjë vlerë të rëndësishme në PD apo në qeverisjen e Shqipërisë për mirë dhe këto lloj njerëzish më tregojnë mua moralin dhe të djathtën. Vetëm këtë keqardhje kam. Gërmojnë dhe rrëmojnë në gjëra që unë i kam nxjerrë vetë, i kam publikuar kur kam qenë deputet. Janë gjëra që PD kur unë kam kandiduar për deputet nuk mi ka thënë, këtë dua të them. Kam kandiduar në Elbasan, nuk kam marrëdhënie me asnjë në PS, s’kam pasur asnjëherë dhe se di pse, por s’kam armiqësi me asnjë dhe këto i thonë të Foltores, kaq është keqardhja, asgjë tjetër”, tha Zekthi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy