
Kryetari i Unionit Tregtar Agroushqimor Theodhori Kristuli deklaroi në MCN Live se çmimi i grurit pritet të rritet pas gushtit dhe shtatorit.
Ai theksoi se është bërë pak për subvencionimin e grurit, duke shtuar se sasia e naftës që jepet për fermerët është shumë më e vogël se nevojat.
Sa i përket naftës që është motori i kësaj historie, është shtrenjtuar. Pjesë Perëndimore mendoi se do t’i bënte bllokadë rusit, por aktualisht ne jemi bllokadë vetë. Të gjitha këto do të çojnë patjetër në shtrenjtim. Bordet kanë qenë gjithmonë inefiçente. Çmimi i bordit është çmimi më i lartë i mundshëm. Personat në bord kanë konflikt interesi, janë personat që e shesin atë mall. Sa i përket drithrave pavarësisht se çmimi i bordit është 90 lekë, mielli sot shitet me 81, 82,83 lekë. Ka konkurrencë të madhe te mielli, jo sit e nafta. Gjithmonë flas për çmimet e shumicës. Aktualisht s’është problem çmimi te gruri. Çmimi ka ngelur nga më i liri që është gruri ukrainas, po ashtu edhe gruri serb, që në këtë moment na është gjendur, për arsye se ka çmim. Në rast se vazhdon situata e tillë dhe këto rezerva që janë lirë, në Rusi, Kroaci, apo Turqi, Hungari, në të korrat e tjera me siguri çmimi i grurit pas gushtit dhe shtatorit, do jetë tjetër çmim, fatkqësisht do të rritet. Po s’u zhbllokua 30 milionë tonë në Ukrainë, bën lëvizjen e bursës. Po s’u zhbllokua situata do të jetë e rëndë. Grurë do ketë, por çmimet do jenë të larta. Kemi bërë shumë pak ose asgjë që grurin ta subvencionojnë. Sasia e naftës që jepet është shumë më e vogël se sa nevojat. Në këtë lloj krize të mos investosh direkt në gjërat strategjike të tuat, siç e ka bota!”
Kristuli theksoi se Shqipëria duhet të marrë masa të menjëhershme për uljen e kostove të prodhimit të grurit. Ai vuri në dukje se te fermerët nuk ndikon vetëm çmimi i naftës, por edhe imputet, pesticidet dhe krahu i punës. Kristuli këshilloi fshatarët që të krijojnë kontakte të drejtpërdrejta me grosistët e mëdhenj të miellit, për të ndërprerë abuzimet.
Jemi në kushte të tilla që ti s’ke nga ta kapësh më parë. T’i thua nafta, pse vetëm kjo është! Janë imputet, pesticidet, krahu i punës. Duhet ndërhyrje direkte, euro, lekë për ton. Fshatari ynë duhet të bëhet i zgjuar. Tetë grosistë janë të mëdhenj, numrat e tyre duhet t’i ketë. Ka laboratorë për cilësinë e mallit. Duhet të komunikojnë direkt me grosistët që prodhojnë miell, kështu ndërpritet zinxhiri i abuzimeve dhe sekserlliqeve. Ka disa tregues gruri që përcakton çmimin. Atë e jep laboratori. Ka grurë edhe 300 dollarë, edhe 700-800 dollarë. Çfarë do bëjmë për uljen e kostove?! Si do t’i subvencionojmë imputet. Cilësia e dobët përveç mangësisë në farën e zgjedhur, është edhe problemi sa e ke ushqyer që të bëhet. Në rast se plehun ia hedh me kursim ajo aq do të japë. Gruri nga jashtë vjen me cilësi të ndryshme. Subvencionon serbi, maqedonasi, kosovari, ndërsa ne vijmë me llafe. Subvencionim për ton grurë, subvencionim me ton misër. Ne nuk synojmë të marrim farën e mirë, por cilësia dhe rendimenti bie. Të marrim masa të menjëhershme për uljen e kostove të prodhimit të grurit”.



