
Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se edhe dosja e Kokës po ecën në të njëjtën rrugë me atë të Alqi Bllakos duke qenë se të dy kanë zgjedhur të njëjtën mënyrë mbrojtjeje.
Më tej Bregu tha se është disi e pakuptueshme se pse hetimi për inceneratorin e Tiranës po zgjat kaq shumë ndërkohë që për Fierin dhe Elbasanin u mbyll për disa muaj.
Elbasani u mbyll shumë shpejt, Fieri po ashtu. Tirana pse zgjatet 4 vjet? Pse një hetim kaq i gjatë. Dy gjëra, ose ka presion të madh për të mos e çuar incvenratorin e Tiranës deri në fund, se s’ka mundësi tjetër. Të tre janë inceneratorë. A janë të interesuar edhe mediat në përgjithësi, që të mos preket inceneratori i Tiranës? Normale se janë pjesë. Në akuzat që ka ngritur SPAK një pjesë e madhe e inceneratorit të Tiranës i shkuan mediave, para pa fund. As ka aktorë të tjerë politikë? Absolutisht që po. Ka ndërruar disa herë prokurorë.
E dënon Alqi Bllakon, po ata tjerët? Këta 100 të tjerët që janë të përfshirë pse nuk janë? Të pushojë çështjen. Nuk mund të ketë hetime pafund.



