Jetonin në luks, policia zbulon origjinën e parave të dy shqiptarëve

Jetonin në luks, policia zbulon origjinën e parave të dy shqiptarëve

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane ditën e djeshme. Ata janë kapur me 5.5 kg kokainë. Hetimet ndaj tyre kanë nisur vitin e kaluar. Mediat italiane bëjnë të ditur se B.P. është arrestuar në flagrancë në Pietrasanta, me 5.5 kg kokainë.

Në pranga ka përfunduar edhe bashkëpunëtori i tij, Z.E., i cili ka tentuar të largohet kur ka parë arrestimin e shokut.

Pas verifikimeve, policia ka arritur në përfundimin se të ardhurat e deklaruara të Z.E. nuk e justifikonin jetën që ai bënte dhe në këto kushte i kanë sekuestruar 10 mijë euro kesh, shtatë makina, një motor, llogari bankare dhe aksione në vlerën 140 mijë euro, të gjitha pasuri që dyshohet se janë ngritur me anë të përfshirjes në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy