
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka njoftuar se mësimi do të vijojë normalisht në disa shkolla të vendit, duke theksuar se vetëm në 13 shkolla të njësisë administrative Shkodër nuk do të zhvillohet.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo shpjegon se ky vendim vjen pasi ky qark ka pasur reshje të dendura të borës.
Strukturat tona arsimore, së bashku me bashkitë, kanë qenë në terren gjatë gjithë fundjavës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor ditën e hënë. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë.
1. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,
2. Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë,
3. Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,
4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.
Mbetemi të angazhuar maksimalisht me strukturat tona arsimore, duke besuar fort edhe në bashkëpunimin sa më të ngushtë me njësitë administrative përkatëse të Bashkisë Shkodër, që të punojmë së bashku për rikthimin sa më shpejt në normalitet edhe në këto shkolla.



