Dolce & Gabbana padit dy blogerët e Instagram-it për 700 milionë dollarë!

Dolce & Gabbana padit dy blogerët e Instagram-it për 700 milionë dollarë!

Shtëpia e modës “Dolce & Gabbana” ka ngritur një padi për shpifje në një gjykatë italiane duke kërkuar më shumë se 780 milionë dollarë dëmshpërblim nga dy blogerë amerikanë, që ripostuan komente anti-aziatike që i atribuohen një prej dizajnuesve që çoi në bojkot nga konsumatorët aziatikë .

Padia u paraqit në gjykatën civile të Milanos në 2019-n, por u bë publike vetëm kur blogerët postuan për të në llogarinë e tyre në Instagram, ‘Diet Prada’. Profili i tyre ndiqet gjerësisht në botën e modës për komentet e prera mbi joorgjinalitetin në modele dhe mbi çështjet sociale.

"E gjithë kjo çështje është një mënyrë për të provuar të heshtë ‘Diet Prada’ dhe për të heshtur personalisht Tony [Liu] dhe Lindsay [Schuyler]", tha Susan Scafidi, drejtoreshë e Institutit të Ligjit të Modës në Shkollën e Drejtësisë Fordham, e cila është një nga avokatët e blogerëve.

Avokatët e dy dizajnuesve nuk kanë pranuar të bëjnë koment për median.

Rasti daton në nëntor 2018, kur ‘Dolce & Gabbana’ u përball me një bojkot në Azi pas zemërimit pas publikimit të komenteve fyese në një bisedë private në Instagram të një prej dizajnuesve, lidhur me aziatikët.

Shfaqja u anulua, ndërsa shitësit me pakicë që tërhoqën mallin ‘Dolce & Gabbana’ dhe VIP-a aziatikë nuk pranonin më të blinin gjëra të markës.

Dizenjuesit Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana fillimisht thanë se llogaria e Gabbana ishte hakuar, ndërsa më pas u shfaqën në një video duke i kërkuar falje publike popullit kinez.

"Një falje publike dhe një gjyq i qetë bien në kundërshtim me njëri-tjetrin në mendjen time", tha Scafidi për AFP.

Avokatët e mbrojtjes italiane publikuan një deklaratë javën e kaluar në Gjykatën civile në Milano duke argumentuar se Italia nuk është vendi i duhur për çështjen, duke pasur parasysh se blogu ndodhet në SHBA dhe dëmi i pretenduar ndodhi në Azi.

Që kur doli në publik, Diet Prada, e cila ka mbi 2.5 milionë ndjekës të Instagram, ka mbledhur më shumë se 50,000 dollarë për mbrojtjen e saj.

Burimi AFP

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy