Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka dhe ai i partisë Republikane Fatmir Mediu thirrën në një takim krerët e partive parlamentare për ti dhënë fund ngërçit politik të krijuar në Shqipëri. Takimi nisi rreth orës 20 dhe zgjati për rreth dy orë. Më pas Rama dhe Basha u ulën në një takim kokë më kokë ndërsa Vasili, Idrizi, Mediu, dhe Hafizi deklaruan se ishin 100% pro paketës McAlister.



