Ditën e sotme ka patur një fluks të lartë të mjeteve të tonazhit të rëndë në pikën e Kalimit Kufitar në Morinë, të cilat kanë krijuar edhe radhë ta gjata.
Mjetet e rënda që transportojnë mallra drejt Kosovës qëndrojnë me orë të tëra në pritje të kryerjes së veprimeve proceduriale në Doganë, për të vijuar më tej në destinacionin final.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruar nga MCN, radha e tyre është e gjatë ndërsa mësohet se qëndrojnë aty për disa orë.



