Këshilli Bashkiak i qytetit jugor të Ukrainës, Mariupol, ka postuar video të një materniteti të shkatërruar në qytet dhe ka akuzuar forcat ruse se kanë sulmuar godinën me bomba.
“Shkatërrimi është i madh. Ndërtesa e objektit mjekësor ku u trajtuan fëmijët kohët e fundit është shkatërruar plotësisht. Informacioni për viktimat është duke u sqaruar”, thuhet në deklaratën e Këshillit Bashkiak.
“Një maternitet në qendër të qytetit, një repart i dedikuar për fëmijët dhe një departament i mjekësisë së brendshme ... të gjitha këto u shkatërruan gjatë sulmit ajror rus në Mariupol”, tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës rajonale të Donetsk.



