FIFA, grusht të hekurt kundër racizmit

FIFA, grusht të hekurt kundër racizmit

Mjaft më me episode racizmi ne futboll. FIFA ka qëllim të dënojë në mënyrën më të rëndë sulmet në brendësi të stadiumeve dhe kodi i ri disiplinor që do të aplikohet duke filluar nga java e ardhshme sanksionon ashpër: miminumi 10 ndeshje pezullim për lojtarët që do të njihen si fajtorë të sjelljeve diskrimuese e deri në humbje të skuadrës, tifozët e së cilës do të kenë sjellje diskriminuese në stadium.

“Nëse një ndeshje do të mbyllet nga arbitri, për shkak të sjelljeve raciste dhe/ose diskriminuese, ndeshja duhet të deklarohet e humbur”, lexohet në rregulloren e re disiplinore.

Sanksioni i parashikuar në kod, që do të aplikohet vetëm në kompeticionet zyrtare të FIFA-sa (duke përfshirë edhe ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2002) do të dënojë me ligj në rast të sulmeve për shkak të lëkurës, origjinës etnike, gjeografike apo sociale, gjinisë dhe orientimit seksual, gjuhës, fesë, opinioneve politike apo çdo lloj tjetër statusi”.

Në mënyrë të veçantë, masa që parashikon humbjen në tavolinë do të aplikohet vetëm në rast se arbitri do të ketë kaluar të ashtuquajturën “procedurë në tre faza”: kërkesa nëpërmjet një njoftimi publik që të hiqet dorë nga një sjellje e tillë, pezullim i ndeshjes deri në ndryshim të situatës dhe mbyllja e ndeshjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy