
“Pas përfundimit të mandatit të Volodymyr Zelensky si president më 20 maj, Rusia duhet të dijë se cilat janë autoritetet legjitime në Kiev me të cilat të hapë negociata”.

Kjo është një pjesë e deklaratës së fundit të Vladimir Putin, cituar nga agjencia Ria Novosti.
"Vetë Ukraina duhet t'i përgjigjet kësaj pyetjeje, mendoj se para së gjithash Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese", shtoi Putin.



