‘Dropoli Run’ bën bashkë të rinj dhe të moshuar në maratonën e vrapit (VIDEO)

‘Dropoli Run’ bën bashkë të rinj dhe të moshuar në maratonën e vrapit (VIDEO)

Dropoli Run ka qenë ky aktiviteti i cili ka gjallëruar Dervicianin. Ky aktivitet kishte tre kategori për gara vrapimi, në 12 km, në 6 km, si dhe gara për fëmijë prej 1 km.

Në këtë maratonë vrapimi morën pjesë rreth 200 garues, nga Dropulli, Tirana, Berati Gjirokastra apo edhe nga qytete të ndryshme të Greqisë por edhe SHBA, të cilët kanë shfaqur interes të lartë për këtë aktivitet i cili sipas tyre ndikon pozitivisht në shëndetin e njerëzve, por edhe në ekonominë e zonës, në pjesën e kulturës, turizmit dhe sportit.

Aktivitete këto që mungojnë në këtë zonë prej kohësh. Andreas dhe Anastasis Barutas janë vëllezërit që kanë marrë iniciativën të sjellin në vendin e tyre të lindjes një event të tille të kësaj përmase ndonëse vetë janë ende student.

Sipas Andreas ky është edicioni i dytë i Dropoli Run dhe synon të sjell një risi dhe qasje tjetër në zonën e Dropullit e cila vuan prej emigrimit masiv të banorëve. Por ajo që është problem sipas organizatorit  mbetet ndotja e madhe e mjedisit në këto zona çka u ka sjell edhe vështirësi në organizimin e këtij aktiviteti.

Pjesëmarrësit janë vlerësuar edhe me medalje për secilën kategori, ku nuk kanë munguar edhe moshat mbi 60 vjeç që kanë qenë në këtë garë.

Të pranishëm në aktivitet ishin kryebashkiaku Dhimitraq Toli, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, z. Dhimitrios Saharidhis, si dhe  Kryetari i Fshatit Dervician, z. Filip Boboli.

Ky aktivitet erdhi nën kujdesin e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër dhe e Bashkisë Dropull.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy