Aksident i rëndë në byppass-in e Fierit, një i vdekur dhe një i plagosur

Aksident i rëndë në byppass-in e Fierit, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë me një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në byppass-in e Fierit.

Në aksin rrugor Pojan-Vlorë, shtetasi Genti Çela, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime në trup. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar të plagosurin drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë disa metra larg vendit të aksidentit është gjetur dhe një viktimë që dyshohet të ketë qenë pasagjer në automjetin në fjalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy