Demarkacioni /Fajon: Po pres duke i mbajtur gishtat e kryqëzuar

Demarkacioni /Fajon: Po pres duke i mbajtur gishtat e kryqëzuar

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, thotë se është duke ndjekur nga afër zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, në të cilin pritet të votohet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se edhe pse nuk është e lehtë, disa gjëra thjesht duhet të bëhen.

Nuk është e lehtë. Por disa gjëra thjesht duhet të bëhen! Për interesin e qytetarëve të Kosovës. Kam ndjekur nga afër zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe do të bëj gjithçka për të mbështetur Kosovën drejt liberalizimt të vizave. Po i mbaj gishtat e mi të kryqëzuar!”, ka shkruar Fajon në Twitter.

Ndryshe gjatë ditës së sotme pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të votohet marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

Në fotografi, Fajon shihet e shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy