Terrorizoi çiftin me breshëri kallashi, kapet i riu në Kurbin

Terrorizoi çiftin me breshëri kallashi, kapet i riu në Kurbin

Një 23-vjeçar është arrestuar në Kurbin pas sinjalizimit nga qytetarët, se një person po qëllonte me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. 

Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit Daniel Gjeloshi, 23 vjeç, banues në Lezhë, i cili për motive të dobëta ka kanosur shtetasit P. N. dhe V. N. (bashkëshortë), banues në Adriatik, Kurbin, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, në afërsi të banesës së tyre.  

Në vijim të veprimeve, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me një krehër me 24 fishekë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy