20-vjeçaren shqiptare e kthejnë mbrapsht sapo zbret nga avioni në Itali

20-vjeçaren shqiptare e kthejnë mbrapsht sapo zbret nga avioni në Itali

Një 20-vjeçare shqiptare u kthye mbrapsht nga autoritetet e policisë kufitare në Peruxhia të Italisë, menjëherë sapo kishte zbritur nga avioni.

Mediat italiane shkruajnë se vajza kishte mbërritur nga Tirana dhe është paraqitur në sportelet e kontrollit, duke thënë se ndodhej në Itali për turizëm.

“Më pret i fejuari, edhe ai është shqiptar”, u ka thënë ajo punonjësve të policisë në sportel.

Por fakti se i fejuari nuk gjendej në zonën e familjarëve që shpesh presin udhëtarët, ka bërë që policia të dyshojë.

Pas hetimit është zbuluar se vajza nuk kishte prenotuar hotel, nuk ishte ftuar nga askush dhe nuk kishte para me vete.

Dyshimi kryesor i policisë ka qenë ai se vajza shkonte periodikisht në Itali për t’u prostituuar. Kjo ka bërë që ata t’i refuzojnë hyrjen dhe ta kthejnë mbrapsht me fluturimin e parë nga Peruxhia drejt Tiranës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy