
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka bërë thirrje sot për një protestë tjetër përpara Universitetit të Arteve në Tiranë më 14 tetor, me fillim prej orës 11:00, përmes së cilës i kërkojnë qeverisë rritjen e pagave.
Njoftimi u bë nga Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sander Kovaçi, i cili kërkoi mbështetjen e të gjithë pedagogëve, por edhe studentëve.
Ftojmë kolegët e Universiteteve në mbarë Shqipërinë që të mbështesin protestën e pedagogëve në 14 tetor ora 11:00 para Universitetit të Arteve në Tiranë.
Mbrojtja e të drejtave garantohet me ligj dhe e drejta për të protestuar është e garantuar me ligj.
Qeveria ka edhe një javë kohë, prandaj është protesta e datës 14, që të nxjerrim një konkluzion si do veprojmë. Data 17 është e përcaktuar më parë.
Sindikata e universitete theksoi në deklaratë se është e vendosur të mbështesë kërkesat drejtuar Kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit. Ajo e quan të papranueshme rritjen e premtuar me 7% të rrogës nga Kryeministri, ndërkohë rritja 30% këtë vit është një hap drejt rregullimit të gjendjes.



