‘Inceneratorët’, Balliu: Ahmetaj një nga denoncuesit më të mëdhenj të Veliajt, SPAK të veprojë (VIDEO)

‘Inceneratorët’, Balliu: Ahmetaj një nga denoncuesit më të mëdhenj të Veliajt, SPAK të veprojë (VIDEO)

Klevis Balliu, shef organizativ në PD në MCN Live ka komentur aferën e inceneratorëve duke u ndalur dhe te intervista e dhënë një distë më parë e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj të cilin e konsideroi si një nga denoncuesit më të mëdhenj të Erion Veliajt. Ai tha se është koha për reagim kombëtar pasi të arrestuarit për inceneratorët janë thjeshtë për të mbrojtur aferën korruptive dhe se përfituesit vazhdojnë të jenë ende në pushtet. Sipas tij

Këtu jemi në nevojë për një qëndrim kombëtar dhe jo politik sepse me gjithë këto prova, ka një problem te inceneratorët duhet të veprohet nga institucionet e drejtësisë sepse s’ka më vend për të hetuar se këtë e kanë bërë gazetarët. SPAK duhet të veprojë. Do ti mbushësh mendjen shqiptarëve se çfarë po ndodhte me inceneratorët kur e dinin të gjithë se çfarë po ndodhte aty dhe se dinte kryetari. Mos të jetë sot i arrestuar Veliaj është një shpullë që i jepet shpresës për një vend që s’ka drejtësi. Ahmetaj që mund të jetë i arrestuar për 1 mijë gjëra s’ka firmë, mund të ketë qenë i përfshirë, por firmë nuk ka, kishte në dorë ta ndalonte, por këtu s’ka firmë, mere për rindërtimin ku ka firmë. Edi Rama ku është, firmos por s’mbaj përgjegjësi, këto janë të tallesh me drejtësinë dhe prova më e qartë që të gjithë ata që janë arrestuar për inceneratorin janë për të mbuluar këtë aferë.

Më tej ai shtoi se Blerim Hoxha nuk është përmendur asnjëherë dhe pse janë bërë hetime pa fund, 60 mln euro, ky qenka financuesi i Veliajt dhe Ramës.

Kë të marrë për bazë Veliaj apo Ramën që firmosin dhe se dinë, jo pra është problemi i madh që po ikin miliona euro dhe e gjithë kjo është tronditëse që një zv.kryeministër merret në telefon nga burgu për llogari të Ramës dhe Veliajt për tu kërcënuar. Ai e denoncoi me gjithë frikën që kishte. Shiko ku ka degraduar shteti jonë marrin nga burgu dhe kërcënojnë. Ku është drejtësia, drejtësi për të mbrojtur krimin dhe inceneratorin? Ahmetaj tha edhe vendin specifik ku ka ndodhur kërcënimi. Të gjithë ata që heshtin sot ata do e kenë radhën, Rama do i lëshojë një nga një për të shpëtuar kokën e vetë. Këtu e vetmja gjë që është zhvilluar në 10 vjet është droga, korrupsioni, krimi. Këta duhet të nxirren zvarrë nga zyra sepse janë kërcënim për fëmijët tanë, vendin tonë, drejtësia qartazi ka zgjedhur të mbrojë aferën e inceneratorëve. Këta me një mijë fakte kërkojnë të rrinë aty duke kërcënuar nga burgu.

Balliu tha se ka një problem duke bërë dhe një thirrje se duhet të merren hapa urgjente sepse po cenohet demokracia dhe se nuk mund të lejohet të arrestohen denoncuesit e kësaj afere ndërkohë që në pushtete vazhdojnë të jenë përfituesit.

Lideri i opozitës rri sot në arrest shtëpie se s’kanë prova, ndërsa këtu ka gjithë ato prova. Ky instrument juridik i është sulur opozitës, janë pikërisht këto afera dhe Rama sulmin ndaj opozitës me instrumentata juridike për ta shkatërruar e ka bërë pikërisht për tu mbrojtur në këtë ditë. Të gjithë e dimë se pronar ishte Veliaj, por kur nuk besojnë opozitën se thonë ka interes, kur nuk besojnë punonjësit, gazetarë të nderuar nuk besojnë as zv kryeministrin e Ramës, kjo është turp. Është jetike ndryshimi dhe largimi i tyre sepse janë kthyer në kërcënim të demokracisë dhe lirisë sonë. Ky njeri është kthyer në kërcënim për jetën e çdo shqiptari, është kthyer në vrasës serial të shqiptarëve. Drejtësia është procedurë dhe nëse nuk e ndjek këtë procedurë e shkatërron drejtësinë. dhe këta që hiqen si drejtësi e re e reformuar nuk e ndjekin procedurën sepse nëse do e bënin Rama, Veliaj do ishin sot në burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy