Partia Demokratike ka depozituar një amendament në kërkesën drejtuar Komisionit dhe Këshillit Europian, ku kërkon që të kushtëzohet data e hapjes së negociatave me zgjedhjet dhe dekriminalizimin.
Në amendamentin e dorëzuar nga deputeti i PD-se, Aldo Bumçi, Partia Demokratike kërkon që dy institucionet e Bashkimit Europian të kushtëzojnë datën e çeljes së negociatave me zgjedhjet, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe plotësimin e pesë prioriteteve.



