Pedagogia Dhurata Shehri shpjegoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” procedurat që ndiqen për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë.

Wisdom quhet kolegj universitar. Akoma sot ka faqe aktive. Ka akreditim të dyfishtë. Pra, edhe nga agjencia shqiptare, edhe ajo britanike. Unë nuk kam punuar ndonjëherë me agjencinë e akreditimit shqiptar. Është një nga procedurat më të vështirë. Është një punë shumë serioze dhe kërkon punë shumë të madhe nga ana burokratike.

Në këtë rast shikoj që për të kaluar akreditimin duhet të kalosh disa procedura që lidhen me cilësinë e arsimit. Janë procedura ligjore, që përderisa e kanë marrë akreditimin, kolegët përbëjnë burimet njerëzore që ofrojnë diplomën. Është e njëjta procedurë me atë që ndiqet në Europë.

Duke u ndalur në skandalin e kolegjit Wisdom, Shehri vuri në dyshim autenticitetin e firmave të anëtarëve të bordit që ka dhënë vendimin për akreditimin e tij.

Pas akreditimit, Ministria e Arsimit ka detyrim të kontrollojë. Agjencia e akredimit është e pavarur. Vendimet i merr bordi, i cili përbëhet nga profesorë që punojnë në universitetet më të mira të botës.

Dyshoj shumë që 15 veta të këtyre niveleve të mund të korruptohen për të dhënë një akreditim fals. Thonë që u kanë falsifikuar firmën. Kjo është çështje ligjshmërie.