Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës: Do shërbej pa dallim bindjesh politike dhe përkatësie

Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës: Do shërbej pa dallim bindjesh politike dhe përkatësie

Në fjalën e mbajtur gjatë betimit si kryebashkiak i Himarës, Vangjel Tavo u zotua se do t’u shërbejë të gjithë banorëve, pa dallim bindjesh politike apo përkatësie.

Ai shtoi se Bashkia e Himarës nuk do jetë preferenciale por gjithëpërfshirëse.

Unë do drejtoj duke i shërbyer çdo banori, pa dallim bindjesh politike, statusi shoqëror apo përkatësie zone e krahine. Kjo bashki nuk do ketë ngjyrë partiake sepse Himara është një dhe e pandarë.

Bashkia e Himarës nuk do jetë preferenciale por gjithëpërfshirëse, nuk do jetë një godinë burokratike por një qendër komunitare me zemër e me mendje, që përkujdeset thellësisht për nevojat jetike të banorëve e që ideon plane zhvillimore që do konsolidojnë Himarën e së ardhmes, ashtu siç e meriton, kartolinë e jugut dhe e rivierës së vendit, destinacioni më mikpritës, më tërheqës e më i mrekullueshëm i vizitorëve vendas e të huaj”.

Sakaq, Tavo ftoi Këshillin Bashkiak dhe çdo anëtar të tij që të punojnë “së bashku” dhe “pa dallime politike”. “Me dëshirën, vullnetin dhe integritetin për të marrë vendime që i shërbejnë Himarës, sepse e mira e Himarës kapërcen çdo bindje, interes e përfitim personal”, u shpreh ai.

Pas ceremonisë së betimit të mbajtur sot, Tavo merr zyrtarisht detyrën.

Të pranishëm në ceremoninë e betimit ishin drejtuesi politik i qarkut për partinë socialiste Bledi Çuçi, deputetët socialist Anduel Tahiraj, Vullnet Sinaj, Ilir Metaj si dhe kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha dhe prefekti i qarkut Kristo Kiço.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy