
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri te dendura shoqëruar me reshje të herëpasherëshme shiu, të cilat do të jenë prezente në orët e para të mëngjesit në të gjithë vendin me intensitet të ulët ndërsa në jug me intensitet deri mesatar.
Në mesditë reshjet priten me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit shoqëruar me rrebeshe, stuhi e shtrëngata afatshkurtra me shkarkesa elektrike.
Temperaturat minimale do të luhaten 8-16 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 16 -21°C ne veri , 21 -24°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit.



