Zgjedhjet/ Kikia: Dështoi teknologjia. KQZ dhe qeveria duhet të bëjnë analizë të thellë

Zgjedhjet/ Kikia: Dështoi teknologjia. KQZ dhe qeveria duhet të bëjnë analizë të thellë

Në studion e lajmeve të MCN TV, gazetari Mentor Kikia tha se pjesëmarrja e ulët në këto zgjedhje favorizon maxhorancën.

Pjesëmarrja e ulët penalizon gjithmonë opozitën. Maxhoranca i ka të kalkuluara shifrat e saj. Është një kategori votuesish që ngrihen që në 6 e votojnë, si në komunizëm, janë militantët, njerëzit e administratës dhe familjarët e tyre dhe pastaj vjen pjesa gri. Nëse do të kishim pjesëmarrje masive dhe sot do të arrinte të paktën në 50% do të thonim që historia është në anën e opozitës.

Pjesëmarrja masive bën përmbysjen. Në SHBAS, kur fitoi Obama, njerëzit pritën 8 orë në radhë për të votuar. Në Shqipëri ka rënie të pjesëmarrjes. Me këtë shoh të favorizuar maxhorancën.

Sipas tij, problemet teknike që shoqëruan procesin duhet patjetër të analizohen nga KQZ dhe vetë qeveria.

Por ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte mosfunksionimi i teknologjisë. Ne kemi një problem të madh me menaxhimin e procesit zgjedhor. Identifikimi elektronik duhej të përmbyllte një epokë ku një individ votonte për gjithë familjen. Me votimin elektronik nuk ka më votim të tillë. Lamë pas një epokë të tillë, por për fat të keq identifikimi elektronik nuk funksionoi siç duhet. Numërimi elektronik në Vorë, Kamëz dhe Elbasan shënon një tjetër hap para. Sot pësuam një disfatë në mëngjes. Jo thjesht KQZ por edhe qeveria duhet të analizojë se çfarë nuk shkoi me këtë teknologji. Janë dhënë para, janë trajnuar njerëz.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy