Në Itali masat lehtësuese për lëvizjen brenda rajonit do të fillojnë që nga data 18 maj, ndërsa më 3 qershor do të jetë lëvizje e lirë në të gjithë Italinë.
Kështu thuhet në draftin e dekretit në lidhje me kufizimet e lëvizjes.
Ky vendim u mor pas konsultimit me palët opozitare, si dhe për të hedhur poshtë akuzat e përdorimit të metodave jokushtetuese, që çonte në kufizimin e lëvizjeve nga një rajon në një tjetër brenda shtetit italian.



