“Një në katër shqiptarë ka emigruar “. Muçaj: pagat e ulëta shtynë drejt largimit grupmoshën 24-40 vjeç

“Një në katër shqiptarë ka emigruar “. Muçaj: pagat e ulëta shtynë drejt largimit grupmoshën 24-40 vjeç

Një në çdo 4 shqiptarë ka emigruar jashtë vendit sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Shqipëria kryeson listën e 45 vendeve me përqindjen më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë për vitin 2023. 

 

Sipas vlerësimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, për çdo një mijë banorë në Shqipëri 22 kanë emigruar, një tregues që e vendos Shqipërinë shumë përpara vendeve të tjera si Rumania, Bullgaria dhe Kuba. 

 

Emian Muçaj, kryetarja e departamentit të rekrutimit “the head hunter group”, Shqipëria ndryshe nga vendet me konflikte apo kriza humanitare po përjeton një emigracion të motivuar kryesisht nga pagat e ulëta, rritja e kostove të jetesës dhe perceptimi i një të ardhmeje më të mirë jashtë vendit.

 

Muçaj gjithashtu ka përmenduar edhe grupmoshën e cila zgjedh të largohet drejt vendeve si Gjermania, Italia, Amerika e veriut dhe vëndet nordike. 

 

Të dhënat e raportuara se Shqipëria e tejkalon disa herë mesataren e rajonit dhe të BE-së tregojnë një largim të vazhdueshme të popullsisë aktive, çka po përkthehet në mungesë fuqie punëtore. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy