Pas një viti lidhje Paris Hilton, zyrtarizon lidhjen me të dashurin e saj Carter Reum.
Ajo ka zgjedhur një ditë shumë të veçantë për ta. Çifti shënon përvjetorin e parë të lidhjes dhe Paris ka postuar një video në Instagram ku shfaqet duke u puthur me të.
“Gëzuar përvjetorin dashuria ime. Gjëja ime e preferuar është të bëj kujtime me ty. Puthjet e tua janë magjike. Më pëlqen të jem e jotja dhe ti të jesh i imi”, ka shkruar Paris Hilton tek përshkrimi i fotos.
Çifti është munduar për rreth një vit ta mbajë lidhjen e tyre larg vëmendjes së mediave, madje sipërmarrësi i njohur Carter ka fshirë llogarinë e tij në Instagram pasi është lidhur me Paris.



