Vijon zjarri në fushën e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë

Vijon zjarri në fushën e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë

Situata në fushën e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë në ditën e saj të 4 duket më e qetë teksa ende zjarri vijon, raporton korrespondenti i MCN TV. Zjarri është lokalizuar tashmë dhe po bëhen përpjekjet maksimale për ta shuar. Në terren ka zbritur edhe prefekti Flamur Mamaj i cili po monitoron situatën. Mamaj shprehet se janë në dispozicion te gjitha mjetet dhe punonjësit e zjarrfikëses, prefekturës, bashkisë, ushtrisë për ta normalizuar situatën më parë se dreka kur pritet të filloj era. Mamaj gjithashtu nuk i përjashton as skenarët që zjarri të jetë vendosur me qëllim teksa shprehet se monitorimi i situatës do të vazhdojë. Flamur Mamaj, tregon se ndihmesë kanë patur edhe nga bizneset vendase për normalizim të situatës teksa duhet patur kujdes sipas tij në këto ditë me temperatura të larta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy