Deklaratat e Van Horn, Çupi: ShBA-ja ka dyshimin se pa ndihmën e saj institucionet shqiptare nuk janë të afta ta ‘shporrin’ Berishën

Deklaratat e Van Horn, Çupi: ShBA-ja ka dyshimin se pa ndihmën e saj institucionet shqiptare nuk janë të afta ta ‘shporrin’ Berishën

E dërguara me punë në ambasadën amerikane në Tiranë, Nensi Van Horn nëpërmjet një deklarate zyrtare ka theksuar nuk angazhohet me asnjë politikan të shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke nënkuptuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

 

Drupal Ad

Analisti Frrok Çupi tha në studion e MCN Live se Van Horn e drejtoi mesazhin e saj tek Berisha.

Sipas Çupit, SHBA-ja ka dyshimin që pa ndihmën e saj institucionet shqiptare nuk janë të afta ta shporrin një person që i ka bërë të gjitha të këqija këtij vendi (Berishën).

Mesazhi ishte drejtuar tek Berisha. PD nuk është e konsideruar organizatë e padëshiruar, akoma nuk është shpallur, SHBA do të jenë shumë herë të duruara. Ishte mesazh i përsëritur dhe sa herë tenton Berisha të bëjë eskalacionet e tij, SHBA është e kujdesshme në këtë gjë. Ishte mesazh për të gjithë atmosferën tonë që prej vitesh, vazhdojmë të durojmë dhe përsërisim 'Berisha'.

SHBA-të kanë një dyshim që pa ndihmën e Amerikës, institucionet e Shqipërisë nuk janë të zonjat ta shporrin një njeri që ka bërë të gjitha të zezat në vendin e vet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy