
Presidenti rus Vladimir Putin vijon përpjekjet për të goditur liderin e opozitës Aleksei Navalny. Të mërkurën, një gjykatë ruse i shpalli të jashtëligjshme organizatat e Navalnit duke i cilësuar ekstremiste. Ky vendim ndalon mbështetesit e liderit të opozitës të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare në muajin shtator.



