Pas përfundimit të mandatit të ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Florian Rauning, vendin e këtij të fundit sipas një njoftimi në Twitter do ta marrë gjermani Bernd Borchardt.
“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë emërimin e Ambasadorin Bernd Borchardt si Shef i Prezencës. Të çojmë përpara bashkëpunimin me Shqipërinë” – shkruan në Twitter Prezenca e OSBE në Tiranë. Ndërkohë që Borchardt do të nisë detyrën e tij të re gjatë muajit shtator.
61 vjeçari, kreu i ri i Prezencës së OSBE, nuk është i panjohur për shqiptarët. Gjatë viteve 2007 - 2011 Borchardt ka qenë ambasador i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, ndërsa në vitin 2012 ka mbajtur dhe rolin e shefi të zyrës së EULEX në Kosovë.



