Shantazhoi dhe vodhi të dhënat e 22 mijë personave, dënohet hakeri më i kërkuar në Evropë

Shantazhoi dhe vodhi të dhënat e 22 mijë personave, dënohet hakeri më i kërkuar në Evropë

Hakeri më i kërkuar në të gjithë Evropën përfundon në burg në Finlandë. Julius Kivimaki emri i vërtetë i të cilit është Aleksanteri Tomminpoika, 27 vjeç, u dënua me gjashtë vjet e tre muaj burg për shantazhimin e mbi 33.000 personave duke kërcënuar se do u nxirrte të dhënat e tyre shëndetësore.

Të dhënat thuajse gjithmonë lidheshin me shëndetin mendor të pacientëve të përfshirë, të lidhura me informacione të ndjeshme, me histori të jetës private, shpesh me ngjarje të fshehta dhe të patregueshme, të cilat janë bërë të ditura pavarësisht pagesës së shumës së kërkuar.

Aq sa disa nga personat e përfshirë i dhanë fund jetës nga turpi. Krimineli kibernetik kishte në shënjestër 33 mijë pacientët e Vastaamo, një qendër private finlandeze e specializuar në asistencë psikologjike.

Ai mori në zotërim informacionin që përmbante dosjet për seancat e analizave dhe kontaktoi pacientët me email: nëse nuk paguani do të shpërndaj informacionin tuaj.

Shuma e kërkuar ishte 200 euro, e cila bëhej 500 nëse nuk paguhej brenda 24 orëve.

Edhe pse ishin të shumtë ata që preferuan të paguanin në vend që të zbulonin sekretet e tyre, të gjitha detajet e takimeve me psikoterapistët u zbuluan.

Kivimaki i kishte vendosur Dark Web para se të bënte kërkesën për para.  

Në përfundim të hetimeve, akuzat ndaj Kivimakit janë shkelje e rëndë e të dhënave, tentativë për shantazh të rëndë, shpërndarje e rëndë e informacionit të dëmshëm për privatësinë.

Sulmi u krye mes viteve 2018 dhe 2019. Nuk dihet se sa fitoi i riu nga shantazhi i tij, pasi nëse do të kishte arritur të zhvaste 200 euro nga të gjitha viktimat, do të kishte fituar rreth 6 milionë e gjysmë euro.

Hetuesit konstatuan se, përpara se të vinte në shënjestër pacientët, Kivimaki kishte tentuar të shantazhonte menaxherët e qendrës Vastaamo, të cilët kishin refuzuar të paguanin shumën e kërkuar për të penguar publikimin e të dhënave.

Kështu i riu iu drejtua drejtpërdrejt pacientëve. Hakeri ishte në shënjestër të drejtësisë finlandeze për rreth dy vjet dhe kundër tij ishte lëshuar një alarm evropian.

Megjithatë, për vite me radhë, hakeri kompjuterik arriti t’i shpëtonte drejtësisë ndërkombëtare. Vetëm në muajin shkurt policia e Parisit mori një telefonatë të rreme për një shqetësim në familje dhe u gjend në banesën e sinjalizuar, ku u konstatua prania e hakerit, i cili kishte dokumente false.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy