Veliaj, mesazh nga qelia: Më i vendosur se kurrë në betejë me të ligën!

Veliaj, mesazh nga qelia: Më i vendosur se kurrë në betejë me të ligën!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, vendim që është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. 

 

Përmes një postimi në “Facebook”, ku Veliaj u përgjigjet letrave të qytetarëve, ai shkruan: “Mirënjohje për qindra letrat tuaja, që më japin kurajë çdo ditë. Jam mirë, më i fortë e më i vendosur se kurrë në betejë me të ligën!”.

 

Kryebashkiaku ka publikuar një pjesë nga një rrëfim noterial i shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti, për të cilin thotë se është baza e akuzave ndaj tij. Ai vë në dukje se hetimet e nisura ndaj tij kanë qenë "një kurth që prodhoi një hetim të paligjshëm nga anonimati". 

 

Po postoj për të gjithë, rrëfimin e parë të një serie rrëfimesh, nga ata që, me ose pa dashje, kontribuan në kurthin e ngritur ndaj meje, që prodhoi një hetim të paligjshëm nga anonimati, një vetting 20 vjeçar të të gjithë jetës sime nga rinia, një Kryeqytet të sabotuar teksa ishte në kulmin e suksesit, një persekutim çnjerëzor të familjes sime, e një izolim grotesk, si të isha kriminel lufte apo drejtues kartelesh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy