Drake anulon shfaqjen ‘Young Money Reunion’, pasi rezulton pozitiv me Covid-19

Drake anulon shfaqjen ‘Young Money Reunion’, pasi rezulton pozitiv me Covid-19

Drake u detyrua të shtynte koncertin e shumëpritur ‘Young Money Reunion’ pasi u rezultoi pozitiv me Covid-19.

Drake do të ndante skenën me Nicki Minaj dhe Lil Wayne të hënën mbrëma në, Toronto, Kanada.

Drake u dha lajmin e keq fansave përmes një Story-n në Instagram, duke thënë se ai ishte "me të vërtetë i shkatërruar" pasi doli pozitiv me virusin.

Reperi 35-vjeçar premtoi se do ta riplanifikonte shfaqjen në "datën më të shpejtë të mundshme".

Festivali i Drake filloi të enjten me një natë "All Canadian North Stars" në klubin e tij të natës ‘History’.

Reperi befasoi turmën ndërsa në skenë doli dhe këngëtarja kanadeze Nelly Furtado. Performanca e saj ishte e para pas 5 vitesh pauz.

Chris Brown dhe Lil Baby performuan të premten në mbrëmje në Budweiser Stage si pjesë e turneut të dyshes "One of Them Ones".

Drake, Minaj dhe Lil Wayne më pas kishin planifikuar të performonin të hënën në mbrëmje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy