Macaj: Pas 20 vitesh transferohen të dënuarit e sëmurë nga burgu i Zaharisë, vendim i drejtë, por i vonuar (VIDEO)

Macaj: Pas 20 vitesh transferohen të dënuarit e sëmurë nga burgu i Zaharisë, vendim i drejtë, por i vonuar (VIDEO)

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Burgjeve, Valentin Macaj në lidhje Skype për MCN TV foli për vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për transferimin e 319 të dënuarëve nga burgu i Zaharisë.

Ai tregoi se gjatë ditës së sotme janë transferuar 160 të burgosur. Ai kritikoi vonesat lidhur më kampin famëkeq të Zaharisë duke shtuar se kushtet për të burgosurit dhe stafin që punon aty kanë qenë “mizerabël”.

Ai gjithashtu ngriti shqetësimin se duhet shtesë reale e pagës, një vakt ushqimor, bonus transporti për stafin, zgjidhe problemit të orëve dhe ditëve tepër dhe të marrë fund maskarada me uniformat, të cilat ata i blejnë vetë.

“Më shumë se një pagë shpenzohej për blerjen e uniformës. Edhe sot ne vazhdojmë të blejmë uniformën. Fondet janë dhënë, është keqmenaxhimi ai që po dëmton rëndë sistemin. Janë të gjitha mundësitë që të jenë uniformat”, tha Macaj.

Intervista:

Z. Macaj, 319 të dënuar nga burgu i Zaharisë më në fund u zhvendosen në një burg tjetër atë të Shënkollit. Si e shinhi ju vendimin e Ministrisë së Drejtësisë?

Macaj: Më në fund pas 20 vitesh kërkesa nga institucionet u arrit që të fillojë transferimi i të dënuarve të sëmurë që ishin në kampin famëkeq të Zaharisë. Sot janë lëvizur 160 të dënuar. Vendimi është i drejtë por i vonuar. Kemi të bëjmë me një problematikë që ne e kemi denoncuar 10 vitet e fundit lidhur me kushtet mizerabël në të cilat jetonin dhe kushtet e punës. Dua të theksoj se godinat e rikonstruktuara filluan në 2019-ën ishte afati për të përfunduar brenda vitit dhe ja ku jemi sot në fund të 2021-shit. Ata e kanë vonuar qëllimisht.

Kjo kategori të dënuarish mbahej në kushte jo njerëzore në Zahari. Mendoni se burgu i Shënkollit ka mjaftueshëm kapacitete për trajtimin e tyre?

Macaj: Me ardhjen e ministrit Maja u përshpejtua puna sepse u doli boja. Është punuar dhe janë krijuar kushte për këta të dënuar. Ata janë në kontrast me të burgosurit e tjerë, por ne për shoë jemi të parët, por edhe shoë e ka një anë të mirë. Ne kemi bërë një studim me kolegët tanë italianë Lezha i plotëson kushtet për të qenë një kamp dhe për të shtuar edhe stafin policor aty. Nëse kamerat do kishin hyrë në godina të tjera do shihni dy mamje në një godinë. Janë ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti dhe nuk janë marrë masa. Janë shumë probleme në sistem, por në Lezhë këto dy godina janë përshtatur për të dënuarit me probleme mendore.

Çfarë ndërhyrjesh duhet të ketë në kapacitetet njerëzore?

Macaj: Duhet më shumë staf dhe rekrutim për ta. Ne jemi mësuar të marrim stafe me mik, të mos motivohemi, ndaj duhet të kemi shtim stafi dhe trajnime.

Z. Maçaj ju keni ngritur shpesh herë akuza se sistemi i burgjeve ka probleme të mëdha dhe është lënë pas dore, më sakt i harruar. Disa nga këto aneksa lidhen me mungesën e kushtet të punës, vakti ushqimor, uniformat e rregullta, transporti dhe kushtet në vendin e punës, për punonjësit e administratës. Çfarë është bërë deri tani?

Macaj: Ne kemi adresuar kërkesat para institucioneve sepse ne kemi fushën ligjore për tu pasur zili por zbatimi i tij lë për të dëshiruar. Shtesa e pagës është e papërfillshme sepse është e tatueshme. Duhet një rritje page deri në 50%. Ne kemi parë sot ministrin me drejtorin e burgjeve i cili është një njeri që i ka dalë boja. Është një drejtor i përgjithshëm që ne pasi patëm arritur rritjen e pagës për fundjavat ai na e hoqi. Duhet shtesë reale e pagës, një vakt ushqimor, bonus transporti për stafin, duam të zgjidhet problemi i orëve dhe ditëve tepër dhe të marrë fund maskarada me uniformat. Më shumë se një pagë shpenzohej për blerjen e uniformës. Edhe sot ne vazhdojmë të blejmë uniformën. Fondet janë dhënë, është keqmenaxhimi ai që po dëmton rëndë sistemin kredenciar shqiptarë. Janë të gjitha mundësitë që të jenë uniformat.

Cili është burgu me kushtet më të këqia?

Macaj: Ne kemi kampin e Burrelit i cili duhet mbyllur sepse kushtet janë të këqija. Burgu i Bënçës po ashtu nuk plotëson standartet e BE. Nga taksat tona paguhet 25 euro për çdo të dënuar në ditë dhe kjo nuk është kosto e vogël. Jemi pesimistë për përmirësimin e situatave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy