Vjerdha: Fokusi i politikës te emigrantët prej fushatës, largimet nga shërbimet e munguara

Vjerdha: Fokusi i politikës te emigrantët prej fushatës, largimet nga shërbimet e munguara

Kolindo Vjerdha nga Qëndresa Qytetare, thirrjen e Kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Greqi për tu kthyer për shkak të pagave të larta, e sheh si premtim në prag të fushatës elektorale pasi për herë të parë diaspora do të shprehë vullnetin e saj.

Për “MCN Economy” ai deklaroi se ajo që është parë nga të gjitha partitë ka qenë një fokus i madh për praktikat e rikthimit të emigrantëve, por sipas tij ekonomia nuk zhvillohet me fjalë por me numra.

Duhet të krijosh disa elementë bazë që nisin që nga të ardhurat po dhe elementë të tjerë që kanë të bëjnë me koston e jetesës dhe mirëqenien.

E vërteta është që tregu i punës ka nevojë për punonjës për shkak të largimeve në nivele të ndryshme, largohen ekspertë, specialistë, që kanë qenë mbi pagën mesatare.

Familjarë që kanë zgjedhur të largohen nga vendi dhe janë këto boshllëqe që ekonomia në një formë apo tjetër duhet t’i mbushë.

Vetëm në të dhënat e Eurostat për vitin 2023 Shqipëria ka një pagë mesatare që në nivel vjetor është 8500 euro.

Nuk e di ku i gjen Kryeministri shifrat. Një punonjës i paguar në bujqësi paguhet 450 euro.

Largimet kanë të bëjnë jo vetëm me pagat, por edhe me shërbimet e munguara në arsim, shëndetësi, ku luhet me jetën, në transport e më gjerë.

Nuk besoj se dikush do të lërë shërbimin në Gjermani dhe të vijë këtu.

Nuk besoj se një prind do sot të shkollojë fëmijën e tij në një shkollë ku ka therje të rinjsh.

Mjekët të cilët janë larguar vitet e fundit, prej pagave në vendet e Bashkimit Europian, kushtet e punës nuk kanë qenë në nivelet e vendit tonë.

Mjekët zgjedhin të ikin pasi kanë më shumë dinjitet, nëse do ndodhë kthimi në pesë vitet e ardhshme, është nëse ndodh përmirësimi i kushteve dhe i pagave në mënyrë të ndjeshme.

Kush do që të zhvillojë profesionin e tij pa u bërë pjesë e makinacionit partiak, zgjedh që të largohet drejt vendeve të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy